Sunday, September 30, 2012

Lloje kompjuterash


NEAC 2203, 1960 
U prodhua nga "Nippon Electric Company" (NEC). Është një nga kompjuterët më të hershëm japonezë me tranzitorë, i cili u përdor për biznes dhe aplikime të ndryshme shkencore e inxhinierike. 


ENIAC Tubes, 1944 
Konsiderohet si kompjuteri i parë elektronik dixhital ENIAC (Electronic Numerical Integrator and Computer). U krijua në fund të Luftës II Botërore për të ndihmuar Shtetet e Bashkuara në betejën kundër armikut. Në atë kohë kushtoi 500 mijë dollarë. 

Punch Card and Model 077 Collator, 1937 
U prodhua nga IBM për Administratën e Sigurimeve Shoqërore. 

WISC Dial, 1955 
U ndërtua nga Universiteti i Viskonsinit dhe ishte në gjendje të kryente 4 ekuacione matematikore njëherazi, një tipar unik për kohën. Kushtonte 50 mijë dollarë.

SAGE, 1954 
Një sistem gjigant kundërajror i kompjuterizuar, i programuar për të ndihmuar Forcat Ajrore që të kapnin të dhënat e radarëve menjëherë. Ishte i pajisur me modeme dhe ekran grafik. Makina peshonte 300 tonë.

ENIAC Wiring, 1944 
Edhe pse mund të kryente 5000 veprime në sekondë, ENIAC nuk e kishte kapacitetin që të ruante programe dhe per kete arsye duhej rinovuar për çdo detyrë të re që i ngarkohej. 

PDP-8, 1965 
U prodhua nga Korporata e Pajisjeve Dixhitale. Ishte i pari minikompjuter i suksesshëm i prodhuar në masë. Çmimi i tij ishte relativisht i ulët, 18 mijë dollarë dhe ishte modeli më i përdorur nëpër universitete, zyra dhe laboratorë. 

Philco 212 Transistor Boards, 1962 
Një prodhim komercial i projektuar për përpunim të dhënash në kohë reale.
Core Memory 
Janë unaza që varen në një rrjet telash. Aftësia e tij është që e ruan informacionin edhe kur nuk ka energji elektrike dhe pikërisht kjo aparaturë ia hapi rrugën kompjuterit modern. 

IBM 360 Tape Drives, 1968 
U krijua fillimisht nga IBM-ja. Ishte i pari që u dha mundësi përdoruesve që për përmirësimin e pajisjes nuk ishte e nevojshme blerja e një pajisjeje të re, por ndërrimi i disa pjesëve të saj. 

CDC 6600 
Në kohën e vet ishte makina më e shpejtë në botë dhe u projektua nga një arkitekt i njohur kompjuterësh. Vendin e parë për shpejtësi e mbajti deri në vitin 1969, kur doli superkompjuteri tjetër. 

CDC 160A Button Array, 1962 
I projektuar nga i njëjti person, edhe ky kompjuter u përdor më shumë në fushat kërkimore dhe laboratorike. 

IBM 7030 Stretch, 1961 
Ishte tentativa e parë e IBM-së për të krijuar superkompjuterin. Ai u zhvillua në Laboratorin Kombëtar të Los Alamos. 

Neiman Marcus Kitchen Computer, 1969 
Funksioni i tij ishte që shtëpiaket të ruanin recetat e tyre. Kushtonte 10 mijë dollarë, nuk kishte tastierë, por çuditërisht nuk u shit asnjë copë prej tij. 

Commodore 64 Home Computer Keyboard, 1982 
Ishte shumë i fuqishëm nga ana audiovizuale. Versioni i tij shtëpiak ishte shumë më i lirë dhe ishte ndër kompjuterët e parë shtëpiakë që u shit në masë me rreth 30 milionë copë. 

Osborne 1 Portable Computer, 1981 
Ishte kompjuteri i parë komercial i transportueshëm dhe kushtonte më pak se 2 mijë dollarë. Fitoi popullaritet, sepse kishte çmim të ulët.

Apple I, 1976 
I dha shumë popullaritet Apple dhe uli shumë çmimet e tregut. 

No comments:

Post a Comment