Kuriozitete rreth
trupave qiellore
Ështe sipërfaqja e Afërdites me 464°C. Në kulmin e nxehtësisë
së tij Mërkuri i afrohet me 430°C. Atmosfera e dendur e Afërditës bllokon
rrezet dhe nxehtësinë e diellit dhe në këtë mënyrë temperaturat janë të larta në
mesnatë ashtu si dhe mesditë. Edhe gurët janë aq të nxehur saqë ndricojnë në një
ngjyrë të kuqerremtë.
Sipërfaqja më e ftohtë e zbuluar në sistemin diellor
Sipërfaqja më e ftohtë e zbuluar në sistemin diellor
Sipërfaqja e Tritonit, sateliti më i
madh i Neptunit. Në 1989, kur sonda Voyager i fluturoi afër vëzhgoi një sipërfaqje
të ngrirë dhe një temperaturë prej -235°C
Krateri më i madh i sistemit diellor
Krateri më i madh i sistemit diellor
Krateri Aitken afër polit jugor të Hënës me një diametër
prej rreth 2500km. Kjo është një “plagë” e vjeteër e Hënës. Si shkak i
impaktit, ky krater është i mbuluar me aq shumë të tjerë më të vegjël sa
ekzistenca e tij u zbulua vetëm në vitet 60 nga programi Lunar orbitrar. Në
1994 sonda “Clementine” bëri një hartografi të detajuar duke konfirmuar se ky
depresion gjigant i terrenit ishte 10km i ulët në krahasim me pjesën e jashtme
që e rrethonte.
Relievi më i lartë i sistemit diellor
Relievi më i lartë i sistemit diellor
Olympus Mons në hemisferën jugore të Marsit ngrihet dhe
arrin një lartësi prej 27km dhe ka një bazë me një diametër prej 550km.
Planeti më i madh i sistemit diellor
Planeti më i madh i sistemit diellor
Jupiteri ka një masë 317,8 herë më të
madhe se të Tokës dhe një diametër 11 herë më të madh. Ka një masë më të madhe
se të gjithë planetet, kometat dhe asteroidet e mbledhur bashkë.
Sateliti më i madh i sistemit diellor
Sateliti më i madh i sistemit diellor
Ganimedi, sateliti i
Jupiterit(diametri=5262km).
Meteoriti më i madh i rënë në tokë
Meteoriti më i madh i rënë në tokë
Meteoriti Hoba, në Namibi, me peshën
prej 65 ton, aq sa dhjetë elefantë. I zbuluar në 1920, ky meteorit hekuri i
gjatë gati 3 metra gjendet akoma në vendin e impaktit. Fillimisht ai ishte më i
madh, po një pjesë e tij u shpërbë kur ra në kontakt me atmosferën tokësore.
Asteroidi më i madh
Asteroidi më i madh
Ceres, me një diametër prej 933km. Ky
asteroid është zbuluar nga Giuseppe Piazzi në datën 1 janar 1801 në Palermo.
Kometa më e afërt me tokën
Kometa më e afërt me tokën
Kometa Lexel ndodhej rreth 2,2 milion
km nga toka,më pak se 6 here distanca Toke-Hënë. Ndonëse u afrua kaq shumë, kometa
nuk qe tepër e dukshme, për shkak të bishtit të saj të shkurtër.
Bishti më i gjatë i një komete
Kometa e madhe e Marsit ne 1843, me një
bisht të gjatë 300 milion km. Ishte kaq e gjatë sa mund të shtrihej nga Dielli
e deri përtej orbitës së Marsit.
Ylli më i afërt
Proxima Centauri, anëtari i tretë i sistemit Alpha
Centauri,i cili ndodhet në kostelacionin e Centaurit. Është një yll i tipit ‘xhuxh’.Ylli më i afërt
No comments:
Post a Comment