Sunday, September 30, 2012

Kuriozitete rreth trupave qiellore


Kuriozitete rreth trupave qiellore
Sipërfaqja më e nxehtë e një planeti të sistemit diellor

Ështe sipërfaqja e Afërdites me 464°C. Në kulmin e nxehtësisë së tij Mërkuri i afrohet me 430°C. Atmosfera e dendur e Afërditës bllokon rrezet dhe nxehtësinë e diellit dhe në këtë mënyrë temperaturat janë të larta në mesnatë ashtu si dhe mesditë. Edhe gurët janë aq të nxehur saqë ndricojnë në një ngjyrë të kuqerremtë.

Sipërfaqja më e ftohtë e zbuluar në sistemin diellor

Sipërfaqja e Tritonit, sateliti më i madh i Neptunit. Në 1989, kur sonda Voyager i fluturoi afër vëzhgoi një sipërfaqje të ngrirë dhe një temperaturë prej -235°C

Krateri më i madh i sistemit diellor

Krateri Aitken afër polit jugor të Hënës me një diametër prej rreth 2500km. Kjo është një “plagë” e vjeteër e Hënës. Si shkak i impaktit, ky krater është i mbuluar me aq shumë të tjerë më të vegjël sa ekzistenca e tij u zbulua vetëm në vitet 60 nga programi Lunar orbitrar. Në 1994 sonda “Clementine” bëri një hartografi të detajuar duke konfirmuar se ky depresion gjigant i terrenit ishte 10km i ulët në krahasim me pjesën e jashtme që e rrethonte.

Relievi më i lartë i sistemit diellor

Olympus Mons në hemisferën jugore të Marsit ngrihet dhe arrin një lartësi prej 27km dhe ka një bazë me një diametër prej 550km.


Planeti më i madh i sistemit diellor

Jupiteri ka një masë 317,8 herë më të madhe se të Tokës dhe një diametër 11 herë më të madh. Ka një masë më të madhe se të gjithë planetet, kometat dhe asteroidet e mbledhur bashkë.


Sateliti më i madh i sistemit diellor

Ganimedi, sateliti i Jupiterit(diametri=5262km).

Meteoriti më i madh i rënë në tokë

Meteoriti Hoba, në Namibi, me peshën prej 65 ton, aq sa dhjetë elefantë. I zbuluar në 1920, ky meteorit hekuri i gjatë gati 3 metra gjendet akoma në vendin e impaktit. Fillimisht ai ishte më i madh, po një pjesë e tij u shpërbë kur ra në kontakt me atmosferën tokësore.

Asteroidi më i madh

Ceres, me një diametër prej 933km. Ky asteroid është zbuluar nga Giuseppe Piazzi në datën 1 janar 1801 në Palermo.

Kometa më e afërt me tokën

Kometa Lexel ndodhej rreth 2,2 milion km nga toka,më pak se 6 here distanca Toke-Hënë. Ndonëse u afrua kaq shumë, kometa nuk qe tepër e dukshme, për shkak të bishtit të saj të shkurtër.

Bishti më i gjatë i një komete

Kometa e madhe e Marsit ne 1843, me një bisht të gjatë 300 milion km. Ishte kaq e gjatë sa mund të shtrihej nga Dielli e deri përtej orbitës së Marsit.

Ylli më i afërt

Proxima Centauri, anëtari i tretë i sistemit Alpha Centauri,i cili ndodhet në kostelacionin e Centaurit. Është një yll i tipit ‘xhuxh’.

No comments:

Post a Comment