Syri i takon grupit të organeve shqisore, që ka të bëj
me të shikuarit. Syri është organ shumë i ndjeshëm që detekton dritën (syri i
thjeshtë) dhe ngjyrën (syri i komplikuar).
Probleme te shikimit
Miopia
Është e metë e shpeshtë e syrit që shkaktohet në rastet kur boshti
i syrit është më i gjatë sesa te syri normal. Në ketë rast shohim qartazi vetëm
objektet që janë afër, kurse ato që i kanë larg nuk i shohin qartë meqë rrezet
e dritës priten përpara retinës. Njerëzit e tillë duhet të perdorin syze me thjerrëza
shpërndarëse - konkave.
Hipermetropia
Hipermetropia është e situata e karakterizuar nga shkurtimi i
boshtit te syrit, qe nga ana e saj shkakton formimin e imazhit përtej retinës.
Këta individe nuk shohin qarte objektet e afërta ndërsa vështrimi në largësi
është normal. Korrigjimi i këtij problemi vjen ndermjet përdorimit te syzeve me
thjerrëza përmbledhëse - konvekse.
Prezbiopia
Kjo është pasojë e humbjes së elasticitetit të thjerrëzës së syrit
për akomodim. Kjo e metë shfaqet tek njeriu rreth moshës 45-50 vjeçare e
manifestohet me humbjen e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi.
Korrigjohet me përdorimin e syzeve me thjerrëza të forta përmbledhëse gjatë
leximit.
Daltonizmi
Daltonizmi o verbëria kundrejt ngjyrave është një problem, në
pjesën me te madhe te rasteve, gjenetik por qe mund të shfaqet edhe për dëme në
nerva o tru, madje edhe nga përdorimi o prezenca i disa substancave kimike.
Keshilla:
1. Largohuni nga pirja e duhanit dhe rrymimi i
ajrit, e veçanërisht keni kujdes nga ventilatori në automjet.2.
Gjatë punës me kompjuter
bëni pauze të shkurtra dhe lëvizni kapakët e syve më shpesh
3. Kujdes duhet pasur gjatë larjes së syve, e
posaçërisht në vënien e makijazhit.
4. Rrezet ultraviolet demtojne syte. Rrezatimi I
tyre eshte I rrezikshem, sidomos per retinen. Perdorimi I syzeve te diellit
duhet te filloje qe gjate femijerise.
5. Ekrani I kompjuterit ose televizorit duhet te
jeye rreth 50-60cm larg syve.
6. Nen uje nuk duhen hapur dyte. Ne te kundert
duhet te perdorni size posacerisht per zhytje.
7. Kivi eshte nje nder frutat qe duhet te konsumoni
shpesh, sepse ai ka veti te mdroje syrin nga plakja.
8. Mos I prekni syte pa I lare duart mire.
9. Pini shume uje, sepse eshte e sigurt qe ju ben
mire edhe per syte.
10. Mbrohuni nga rera dhe infeksionet. Ato sjellin
skuqjen dhe irritimin e syve
11. Asnjeher mos lexoni shtrire apo ulur ne divan,
sepse nuk eshte e shendetshme per syte.
12. Gjithmone duhet te lexoni ne tavoline duke
mbajtur kembet 90 grade dhe koken 35 cm larg librit.
13. Maksimumi
I qendrimit para kompjuteri ose televizorit eshte 1-2 ore.
No comments:
Post a Comment